Pyetet për gjyshen, Sasa: Ishte nga Shkodra me prejardhje malazeze, familja ishte e prekur pas ‘sulmit’ të Labit
Pas largimit të saj vullnetar nga Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda ishte e ftuar në emisionin “Big Talk”, ku u pyet edhe për gjyshen e saj serbe, për të cilë Labinot Rexha e kishte ‘sulmuar’ benda shtëpisë. Ajo tregoi se familjarët e saj e kanë përjetuar keq debatin me Labin, kur ky i fundit […]


Pas largimit të saj vullnetar nga Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda ishte e ftuar në emisionin “Big Talk”, ku u pyet edhe për gjyshen e saj serbe, për të cilë Labinot Rexha e kishte ‘sulmuar’ benda shtëpisë.
Ajo tregoi se familjarët e saj e kanë përjetuar keq debatin me Labin, kur ky i fundit e sulmonte për prejardhjen e gjyshes së saj.
Sasa tha: “Unë e shpjegova që ajo ka qenë prej Shkodre me prejardhje malazeze. Nëse atij i është martuar motra me zezak, çfarë t’i them atij, që është afrikan?”
Debat i ashpër mes Sasës dhe Labinotit para gjumit: Pyetja “A e ndien veten shqiptare?”, ndez tensionet në shtëpi
Ajo më tutje tregoi se ishte gjenerata kur atëherë edhe ishin martuar palët, sepse nuk ka qenë koha e luftës, as nuk ka vrarë askënd, ajo vetëm çka i ka bërë njerëzve mirë dhe ka folur shqipen më mirë se unë. Unë atë kurrë s’e kam dëgjuar duke folur serbisht, betohem në Zot”.
Sasa shtoi gjithashtu: “Unë kurrë nuk e kam fshehur prejardhjen e gjyshes dhe e di saktë se ku Labi e ka marrë këtë informacion. Unë nuk kam reaguar sepse e kam gjyshe serbe, kam reaguar sepse më preku në gjyshe”.