Bella Hadid shkëlqen në Londër për lansimin e aromës së saj të re “Orebella”

Bella Hadid tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj glamuroze në Londër gjatë festës së lansimit të aromës së saj të re “Orebella”. E veshur me një fustan të bardhë elegant, me dekolte të thellë dhe siluetë të ngushtë, 27-vjeçarja u shfaq e mahnitshme teksa largohej nga eventi në ‘Sessions Art Club’. Ajo kompletoi pamjen me […]

maj 18, 2025 - 01:00
 0  5
Bella Hadid shkëlqen në Londër për lansimin e aromës së saj të re “Orebella”

Bella Hadid tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj glamuroze në Londër gjatë festës së lansimit të aromës së saj të re “Orebella”.

E veshur me një fustan të bardhë elegant, me dekolte të thellë dhe siluetë të ngushtë, 27-vjeçarja u shfaq e mahnitshme teksa largohej nga eventi në ‘Sessions Art Club’.

Ajo kompletoi pamjen me një pallto të madhe, taka me majë dhe aksesorë të sofistikuar si gjerdan me perla, vathë zemër dhe syze të zeza, shkruan DailyMail.

Flokët i kishte mbledhur në një topuz elegant, zbukuruar me lule të bardha.

Më vonë, Bella u pa me një tjetër fustan impresionues, vintage me prerje të thellë dhe fund asimetrik, teksa largohej nga hoteli “Connaught”.

“Orebella” është linja më e re e saj, që ofron aroma ushqyese për kujdesin e lëkurës, e disponueshme në dyqane si Selfridges.

Gjatë vizitës në Londër, Bella u fotografua edhe në dyqanin e famshëm të pulave “Morley”, mes zërave se ishte atje për një episod të ‘Chicken Shop Date’ me Amelia Dimoldenberg.

Në një intervistë për edicionin e qershorit të ‘British Vogue’, Bella foli për sfidat e shëndetit të saj, përfshirë sëmundjen Lyme, endometriozën, PCOS-in dhe PMDD-në.

Ajo theksoi se puna në modë gjatë ciklit menstrual është jashtëzakonisht e vështirë dhe madje tha me ironi se “duhet të jetë e paligjshme të modelosh gjatë menstruacioneve”.

Modelja shtoi se shpesh detyrohet të punojë deri në 14 orë në ditë, pavarësisht gjendjes së saj, dhe është në terapi për të përmirësuar vetëbesimin.