Berisha: Ergys Agasi është sulmuar fizikisht dy javë më parë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shtetasi Ergys Agasi u sulmua fizikisht dy javë më parë dhe se ai mbrohet nga institucionet shtetërore. Berisha tha se Agasi u rrah shumë keq, ndërsa më pas u dërgua në një spital privat. “Duhet të dini një gjë, Ergys Agasi mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti […]
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shtetasi Ergys Agasi u sulmua fizikisht dy javë më parë dhe se ai mbrohet nga institucionet shtetërore.
Berisha tha se Agasi u rrah shumë keq, ndërsa më pas u dërgua në një spital privat. “Duhet të dini një gjë, Ergys Agasi mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për të. Mandati në Shqipëri është i pavlefshëm sepse policia nuk e arreston,” shtoi Berisha.
Ai gjithashtu komentoi lidhur me akuzat dhe zhvillimet që lidhen me Agasin, duke i cilësuar si pjesë e ndikimit të kryeministrit Edi Rama.
Deklaratat e Berishës vijnë ndërsa dosja e Agasit në AKSHI ka shkaktuar polemika mbi mbrojtjen dhe përgjegjësitë ligjore të tij.
“Dy javë më parë, Ergys Agasi e kanë rrahur shumë keq. E kanë shtruar në dru. Po, po. Sipas qytetarit dixhital, është dërguar në një spital privat, por duhet të dini një gjë, Ergys Agasi mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin. Nuk ekziston! Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë sepse atë policia nuk e arreston, ai ka hequr ministra, por këto janë zhvillimet për këtë prestanome të Edi Ramës, sepse në fakt Ergysi është vetë Rama, të kuptohemi”,-tha Berisha.