Berisha kthehet në Kuvend, “bën bashkë” PS dhe PD! 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit 

Kreu i PD, Sali Berisha është kthyer në Kuvend pasi GJKKO i hoqi masën arrest në shtëpi, ndërsa kërkoi 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.   Partia Demokratike dhe ajo Socialiste ranë dakord me propozimin e ish-kryeministrit dhe nderuan profesor Sami Repishtin.  “Një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i […]

dhjetor 3, 2024 - 13:00
 0  4
Berisha kthehet në Kuvend, “bën bashkë” PS dhe PD! 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit 

Kreu i PD, Sali Berisha është kthyer në Kuvend pasi GJKKO i hoqi masën arrest në shtëpi, ndërsa kërkoi 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.  

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste ranë dakord me propozimin e ish-kryeministrit dhe nderuan profesor Sami Repishtin. 

“Një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktuarës barbarinë dhe torturat me çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Ishte një ndër më të shquarit shqiptar në diasporë dhe migracionin tonë, fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtaren dhe interesin kombëtar. Ai një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar. Fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit Amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë. Për të gjitha këto ftoj Kuvendin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me 1 minutë heshtje”,-tha Berisha. 

Elisa Spiropali: Në nderim të profesorit Sami Repishti, një figurë antikomuniste me vlera të larta mbajmë këtë minutë heshtje në nderim të tij.