Berisha porosi kryetarëve të degëve: Dialog intensiv me qytetarët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfrytëzoi mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve për t’i lënë porosi kryetarëve të degëve për të pasur dialog intensiv me qytetarët. Ai theksoi se kryetarët e degëve, koordinatorët dhe drejtuesit politikë, si dhe kryebashkiakët, duhet të kenë një agjendë të vazhdueshme takimesh me strukturat dhe qytetarët, duke e cilësuar këtë […]
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfrytëzoi mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve për t’i lënë porosi kryetarëve të degëve për të pasur dialog intensiv me qytetarët.
Ai theksoi se kryetarët e degëve, koordinatorët dhe drejtuesit politikë, si dhe kryebashkiakët, duhet të kenë një agjendë të vazhdueshme takimesh me strukturat dhe qytetarët, duke e cilësuar këtë si prioritet kyç në këtë fazë politike.
“Ne duhet të vazhdojmë, insistojmë në dialog intensiv me çdo qytetar shqiptar. Ai (kryeministri) ka mjetet e propagandës në dorë, ne kemi vetëm 2, takimet dhe rrjetet sociale. Ai nuk ulet dot me qytetarët, shkon në organizatat e partisë që i di që janë strofull të krimit. Kurse ne ulemi, dëgjojmë, debatojmë, pranojmë kritikat dhe arrijmë sugjerime.
Është e domosdoshme që kryetarët e degëve, koordinatorët, drejtuesit politikë të kenë një agjendë të vazhdueshme, si dhe kryebashkiakët. Të takimeve me strukturat dhe qytetarët. Është e domosdoshme, nuk ka gjë më të rëndësishme, t’i dëgjojmë, debatojmë, shpjegojmë, kjo është e një rëndësie kapitale për ne. Jemi në kilometrin e fundit, do të thotë që problemet që kishim i kemi lënë pas. Tani kemi vetëm një problem, që është Edi Rama. Koha provon se protesta është arma jonë më kryesore“, tha ai.