Legalizimet, Rama: Çdo bashki duhet të hapë një zyrë juridike në ndihmë të kadastrës
Kryeministri Rama tha se bashkitë duhet të ngrenë një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën në mënyrë që ajo të ndërtojë planet prioritare të legalizimit dhe përcaktimin e zonave prioritare. Porositë kreu i qeverisë i bëri gjatë takimi të zhvilluar me kryebashkikakët, të cilëve iu kërkoi më shumë angazhim në lidhje me procesin e legalizimeve. […]
Kryeministri Rama tha se bashkitë duhet të ngrenë një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën në mënyrë që ajo të ndërtojë planet prioritare të legalizimit dhe përcaktimin e zonave prioritare.
Porositë kreu i qeverisë i bëri gjatë takimi të zhvilluar me kryebashkikakët, të cilëve iu kërkoi më shumë angazhim në lidhje me procesin e legalizimeve.
“Kadastra, në bashkëpunim me çdo bashki, por këtu duhet angazhimi juaj, të ndërtojë planet prioritare të legalizimit. Në mënyrë që të legalizojmë procesin dhe ta bëjmë më të drejtë e transparent për aplikuesit duke vendosur një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë janë të parët për të marrë përgjigje, po ashtu përcaktimi i zonave prioritare. Të kemi një punë të përbashkët dhe të koordinuar më të mirë. Duhet patjetër që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën. Ka shumë ankesa për kadastrën, por shumë prej tyre vijnë nga moskryerja e aplikimit në mënyrë të rregullt ligjore. Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike enkas për shërbimin e kadastrës dhe legalizimeve. Është diçka që do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit sesi bëhet një legalizim. Këtë do ta ndjekë ministri i Pushtetit Vendor”, tha Rama.