Berisha rikonfirmohet në krye të PD, ja sa vota mori nga demokratët
Sali Berisha është konfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike me mbi 37 mijë vota pro, në zgjedhjet e mbajtura sot për kreun e selisë blu, që u konsideruan si një “referendum” nga kryedemokrati. Albana Vokshi, duke lexuar rezultatet e refe...
Sali Berisha është konfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike me mbi 37 mijë vota pro, në zgjedhjet e mbajtura sot për kreun e selisë blu, që u konsideruan si një “referendum” nga kryedemokrati.
Albana Vokshi, duke lexuar rezultatet e referendumit, u shpreh:
“Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të PD, nga përpunimi i të dhënave paraprake në degë, kemi si më poshtë: Numri total i votave të numëruara, 39441, rreth 40 mijë. Vota të vlefshme 38902. Vota pro kryetarit Sali Berisha, 37341, vota kundër 1055, vota abstenim 506, suksese kryetarit Sali Berisha për rikonfirmimin e tij në detyrën e kryetarit të PD”, tha Vokshi.
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.