Berisha zbulon datën, vendin dhe orën e hapjes së fushatës së elektorale të PD

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe dhe  kryetarët e  degëve të PD-së. Gjatë fjalës së tij ai tha “avantazhi  jonë, një projekt i  qartë për shqiptarët”. Po ashtu një mesazh e kishte edhe për demokratë. “Dilni në terren, programi i PD ka gjetur mirëkuptim dhe vlerësim  nga qytetarët. Pala  […]

Prill 1, 2025 - 22:00
 0  4
Berisha zbulon datën, vendin dhe orën e hapjes së fushatës së elektorale të PD

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe dhe  kryetarët e  degëve të PD-së.

Gjatë fjalës së tij ai tha “avantazhi  jonë, një projekt i  qartë për shqiptarët”. Po ashtu një mesazh e kishte edhe për demokratë.

“Dilni në terren, programi i PD ka gjetur mirëkuptim dhe vlerësim  nga qytetarët. Pala  tjetër merret me mashtrime nga mëngjesi deri në  darkë, pranoi se  programi ynë është i realizueshëm. Ta keni të qartë, fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve. Detyrën e parë  keni organizimet e takimeve dhe sigurimin e votës”, tha ai.

Berisha njoftoi se më 11 prill do të hapin fushatën elektorale.

“11 prilli, është data ligjore që ne mund të hapim fushatë elektorale, dhe në do jemi në Tiranë, në datë 11, në orën 19:00. Programin do e paraqesim ditët e tjera. Secili nga ju, kryetarë, drejtues qarqesh, kryetarë degësh, kandidatë për deputetë, do të bëj më të mirën, që të jetë hapja më e bukur dhe më e mirë  që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë dhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore”,-tha Berisha.