“Do të financojmë vendosjen e paneleve diellore”, Berisha: S’do ketë urbanizim pa legalizim të banesave
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në një takim me banorët e degës 9 në kryeqytet, ku ka prezantuar edhe programin e PD. Berisha u shpreh se nëse do të fitojnë zgjedhjet dhe do të vijnë në pushtet, do të ulin çmimet e energjisë, e sipas tij do të lehtësojnë barrën mbi qytetarët. […]

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në një takim me banorët e degës 9 në kryeqytet, ku ka prezantuar edhe programin e PD.
Berisha u shpreh se nëse do të fitojnë zgjedhjet dhe do të vijnë në pushtet, do të ulin çmimet e energjisë, e sipas tij do të lehtësojnë barrën mbi qytetarët.
“Shqipëria energjinë pa asnjë lloj humbjeje mund t’ja shesë qytetarëve me 7 lekë. Ne do e ulim në 7 lekë kilovatin. Ne do ta ulim për biznesin në 6 lekë energjinë”, tha Berisha.
Berisha tha se do të financojnë së bashku me banka, vendosjen e paneleve diellore.
“Janë ulur tani. Nëse do ju thoja para 6 vitesh, 8 vitesh, do ishte joreale se kushtonin shumë panelet fotovoltaike. Tani është plotësisht e mundur. Tani, nëse vendosim me bankat panelet fotovoltaike mbi çdo çati, gjithnjë sipas dëshirës, pas 3 vitesh ata që kanë panelin fotovoltaik marrin energjinë falas, nuk paguajnë më asnjë qindarkë. E kanë nga dielli, e kanë nga qielli, jo nga qeveria. Sepse kjo është e vërteta”, tha ai.
Mes të tjerash ai ka bërë dhe një premtim, duke firmosur një dokument që sipas tij nëse vjen në pushtet, se nuk do të “ketë urbanizim pa legalizim”.
Dokumenti me 6 pika që kreu i Partisë Demokratike firmosi kishte të bënte me legalizimin e banesave, si një kontrate e tij me banorët.
“Shpronësim i drejtë sipas vlerës reale të tregut. 2-Trajtim me bonus qiraje të përshtatshme 3-Rishikim i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme 4-Legalizim i përshpejtuar i banesave 5-Përfshirja e banorëve në vendimmarrje 6-Mbrojtje ligjore e pronës dhe siguri juridike”, ishin 6 pikat në këtë program.
“Tani, ju keni ndërtuar këtu shtëpitë tuaja, keni ndërtuar jetën tuaj dhe përseri ka pasiguri të madhe. Dhe këtë pasiguri e sjell mashtrimi i qeverisë. Unë kam firmosur një pakt me ju në një zonë tjetër. Unë ju jap fjalën ju, se do t’i qendroj pikë përpikë për çdo shqiptar. Po të shkoni në Surrel, gjeni atje nëj vilë 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 830 metra, i tëri i ndërtuar në kundërshti me ligjet. I legalizuar 100%, dhe këto janë Sarajet e Edi Ramës.
Kurse të tjerëve u thotë, ato dokumente mbani, por votoni njëherë, pastaj të shoh t’i quaj certifikata pronësie apo jo. Ua them unë ju. Që të gjitha do konsiderohen certifikata pronësie dhe ne këtu as nuk kemi bërë dhe as nuk do bëjmë ndonjëherë urbanizim para legalizimit. Do të bëjmë legalizim para urbanizimit. Po të kthehemi pak pas në atë periudhë, ne nuk kishim konflikte me qytetarët. Jo. Se ne bënim legalizim para urbanizimit. Shpërblehej, legalizohej, shpërblehej me çmimin e tregut dhe arsyetohej se do vijë rruga, se do ndërtohet shkolla, se do ndërtohet kopshti.
U krijua njëherë një konflikt të shkolla teknologjike. E pyes ministrin: çfarë ka ndodhur atje, pse po protestojnë ata? Protestojnë thotë se, problemi i dëmshpërblimit. Problemi i dëmshpërblimit është çmim tregu. E kemi parim atë pnë, nuk ka punë legalizimi. Ne i quajmë të legalizuar dhe pastaj, i paguajmë njëherë, pastaj urbanizimi. Asnjë sherr, asnjë konflikt. Kurse këta fut buldozierët, iu hedhin gaz foshnjëve, etj. etj. Këto marrin fund! Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi. Pronarët, absolutisht do marrin kompensim me çmim tregu. I garantoj pronarët se marrëdhënia me ta do të jetë njëmarrëdhënie e ndershme dhe brenda mandatit 2025-2029, do t’i japim përgjigje përfundimtare problemeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga pronësia dhe detyrimeve që rrjedhin nga persekutimi politik i shqiptarëve”, tha ai.