Besarta Jashari nuk kandidon në VV, Ejupi-Hajzeraj e cilëson si vendim pozitiv
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj e ka cilësuar si vendim pozitiv moskandidimin e Besarta Jasharit në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Ejupi-Hajzeraj në emisionin “Adresa” ka thënë se mospërfshirja e pasuesve të familjes Jashari dhe Rugova përbën diçka pozitive. “Unë po e shoh pozitive për arsye se duhet me i pas disa parime. U përfol shumë
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj e ka cilësuar si vendim pozitiv moskandidimin e Besarta Jasharit në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ejupi-Hajzeraj në emisionin “Adresa” ka thënë se mospërfshirja e pasuesve të familjes Jashari dhe Rugova përbën diçka pozitive.
“Unë po e shoh pozitive për arsye se duhet me i pas disa parime. U përfol shumë që Besarta ka me qenë pjesë e VV-së, por edhe nga familja Rugova do të jetë dikush pjesë e listës, pa e marrë parasysh në cilën. Unë personalisht nuk e shoh të arsyeshme. Qysh munden me të besu ty kur ti vetë nuk shkon hapave të personit që vetë e ka themeluar LDK-në?”, deklaroi ajo.
Ndryshe, partitë e ndryshme politike në vend kanë publikuar listat përfundimtare zgjedhore. /Gazeta10/