Besim Kelmendi takon Prokurorin Ndërlidhës të Britanisë në Ballkan, flasin edhe për ekstradimet

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike në Tiranë, Derek Frame, Prokurorin Ndërlidhës të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor dhe Oficerin Ndërlidhës të Drejtësisë Penale në Ambasadën Britanike në Tiranë, Enco Elezi. Siç njofton Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Mars 19, 2025 - 01:00
 0  4
Besim Kelmendi takon Prokurorin Ndërlidhës të Britanisë në Ballkan, flasin edhe për ekstradimet
besim-kelmendi-takon-prokurorin-nderlidhes-te-britanise-ne-ballkan,-flasin-edhe-per-ekstradimet

besim-kelmendi-takon-prokurorin-nderlidhes-te-britanise-ne-ballkan,-flasin-edhe-per-ekstradimet

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike në Tiranë, Derek Frame, Prokurorin Ndërlidhës të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor dhe Oficerin Ndërlidhës të Drejtësisë Penale në Ambasadën Britanike në Tiranë, Enco Elezi.

Siç njofton Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishte bashkëpunimi efektiv në çështjet ligjore që përfshijnë ndihmën juridike ndërkombëtare, ekstradimin dhe temat tjera nga fusha e drejtësisë penale.

“Palët shprehën angazhimin e tyre për të nisur iniciativa të reja të bashkëpunimit, veçmas në ndërtimin e një komunikimi zyrtar permanent dhe bashkëveprimi të qëndrueshëm në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.