Familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçan protestuan sërish: Drejtësia duhet të dalë në shesh

Familjarët dhe të afërmit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan së bashku me qindra qytetarët sot për herë të tretë dolën në marsh protestues nëpër rrugët e qytetit, transmeton Portalb.mk. Në heshtje, qytetarët që mbanin në dorë fotografitë e viktimave, ecën nga Parku i revolucionit drejt qendrës tregtare, Komunës së Koçanit, policisë […]

Prill 19, 2025 - 18:00
 0  5
Familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçan protestuan sërish: Drejtësia duhet të dalë në shesh
Foto: Printscreen nga video - Radio Koçan

Familjarët dhe të afërmit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan së bashku me qindra qytetarët sot për herë të tretë dolën në marsh protestues nëpër rrugët e qytetit, transmeton Portalb.mk.

Në heshtje, qytetarët që mbanin në dorë fotografitë e viktimave, ecën nga Parku i revolucionit drejt qendrës tregtare, Komunës së Koçanit, policisë dhe Gjykatës Themelore. Marshi ishte titulluar “Reagimi i vonuar”, ndërsa prindërit e viktimave thanë se, policia nuk ka intervenuar me kohë dhe kërkuan përgjegjësi.

“Fëmijët tanë u vranë nga babëzia, drejtësia duhet të dalë në shesh”, thanë familjet e viktimave të tragjedisë, e cila ndodhi më 16 mars të këtij viti.

Kujtojmë se, më 17 prill 2025 u shënua viktima e 62-të e kësaj tragjedie, ku  24-vjeçari Stojançe Stefanov ndërroi jetë në Akademinë Mjekësore Ushtarake (MMA) në Beograd.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pacientë të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen jashtë vendit, janë në gjendje relativisht të rëndë shëndetësore.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.