Beyonce shënon sukses të jashtëzakonshëm në performancën e Krishtlindjeve, dyfishon shikueshmërinë krahasuar me CMA Awards

Beyonce ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me performancën e saj të Krishtlindjeve në NFL, që u transmetua në stadiumin NRG në Houston. Shfaqja 15-minutëshe, e cila përfshinte tetë këngë, u ndoq nga më shumë se 27 milion amerikanë, duke dyfishuar numrin e shikuesve të performancës së saj në CMA Awards 2016, që kishte vetëm […]

dhjetor 28, 2024 - 03:00
 0  4
Beyonce shënon sukses të jashtëzakonshëm në performancën e Krishtlindjeve, dyfishon shikueshmërinë krahasuar me CMA Awards

Beyonce ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me performancën e saj të Krishtlindjeve në NFL, që u transmetua në stadiumin NRG në Houston.

Shfaqja 15-minutëshe, e cila përfshinte tetë këngë, u ndoq nga më shumë se 27 milion amerikanë, duke dyfishuar numrin e shikuesve të performancës së saj në CMA Awards 2016, që kishte vetëm 12.8 milion shikues.

Ky moment erdhi pas një viti të mbushur me suksese për këngëtaren, e cila lëshoi albumin e saj debutues në stilin country, “Cowboy Carter”, i cili u prit me entuziazëm të madh nga fansat, shkruan DailyMail.

Beyonce kishte shprehur më parë se albumi i saj i ri lindi nga një përvojë ku nuk u ndje e mirëpritur, një referencë që fansat e lidhën me performancën e saj në CMA Awards, ku ajo u kritikua për përfshirjen e saj në një shfaqje të muzikës country dhe mbështetje ndaj lëvizjes Black Lives Matter.

Edhe pse nuk e përmendi ngjarjen drejtpërdrejt, performanca e saj e fundit tregon se ka fituar një pranimin më të madh nga publiku, duke pasur një ndikim të fortë edhe në industrinë e muzikës country.