S’ka takim konsultativ para seancës
Deputetët do të mblidhen sërish sot, në një përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit. Seanca konstituive, e nisur që nga 15 prilli, do të vazhdojë sot në orën 10:00. Për dallim nga seancat e kaluara, sot nuk do të ketë takim konsultativ. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk e ka thirrur një të tillë. Kjo


Deputetët do të mblidhen sërish sot, në një përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit. Seanca konstituive, e nisur që nga 15 prilli, do të vazhdojë sot në orën 10:00.
Për dallim nga seancat e kaluara, sot nuk do të ketë takim konsultativ. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk e ka thirrur një të tillë.
Kjo është konfirmuar për Reporteri.net nga deputetja e AAK’së, Time Kadriaj.
“Jo, nuk kemi asnjë ftesë”, ka deklaruar Kadriaj.
Në këtë seancë pritet të hidhet sërish në votim propozimi për Kryetare Kuvendi, që nga VV është propozuar emri i Albulena Haxhiut.
Në tri votimet e kaluara, Haxhiu ka marrë 57 vota nga 61 sa nevojiten.
Pavarësisht kësaj, VV s’ka hequr dorë nga ky propozim.
“Nuk ka ndërruar emri”, ka deklaruar mbrëmë kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, një natë para vazhdimit të seancës.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar të votojnë Haxhiun, duke e konsideruar si figurë përçarëse, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të votojë kundër çdo kandidati që propozon VV’ja.