Të shtëna me armë në Deçan
Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 06:40, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në fshatin Strellc të Deçanit raporton FrontOnline. Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar fillimisht në Qendrën Kryesore të


Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 06:40, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në fshatin Strellc të Deçanit raporton FrontOnline.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan, e më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
Aktualisht, njësitet relevante të Policisë janë duke u marrë me hetimin e rastit në vendin e ngjarjes.
”Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, i lenduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajona në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjës duke u marrë me rastin’‘ tha për FrontOnline Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës