BFI: Vdekja e Papa Françesko, humbje për paqen në botë

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Franceskos, transmeton TV21. “VDEKJA E PAPA FRANÇESKO, HUMBJE PËR PAQEN NË BOTË Lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut të Vatikanit u prit me shqetësim dhe dhimbje të madhe. Bota katolike dhe mbarë njerëzimi humbi një personalitet me ndikim të […]

Prill 21, 2025 - 23:00
 0  5
BFI: Vdekja e Papa Françesko, humbje për paqen në botë

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Franceskos, transmeton TV21.

“VDEKJA E PAPA FRANÇESKO, HUMBJE PËR PAQEN NË BOTË

Lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut të Vatikanit u prit me shqetësim dhe dhimbje të madhe. Bota katolike dhe mbarë njerëzimi humbi një personalitet me ndikim të jashtëzakonshëm në rrjedhat botërore. Ai i kushtoi kujdes të veçantë paqes ndërnjerëzore, duke kontribuar fuqishëm në kultivimin e dialogut ndërfetar me qëllim forcimin e respektit dhe paqes në botë.

Bashkësia Fetare Islame i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Kishës Katolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ipeshkvit të saj, Monsinjor Kiro Stojanov, si dhe familjes së ngushtë dhe shtetit të Vatikanit”, shkruan në letër ngushëllimin e BFI-së.