“Refuzimi do të ishte budallallëk”/ Trump jep shenja se do ta pranojë aeroplanin 400 milionë $, dhuratë nga Katari
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka hedhur poshtë shqetësimet rreth aspektit etik të planit të tij për të pranuar një aeroplan si dhuratë nga familja mbretërore e Katarit, duke thënë të hënën se do të ishte “budallallëk” që të refuzohet oferta zemërgjerë. Aeroplani luksoz me vlerë të 400 milionë dollarëve, i cili do të përshtatej […] The post “Refuzimi do të ishte budallallëk”/ Trump jep shenja se do ta pranojë aeroplanin 400 milionë $, dhuratë nga Katari appeared first on InfoShqip.com.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka hedhur poshtë shqetësimet rreth aspektit etik të planit të tij për të pranuar një aeroplan si dhuratë nga familja mbretërore e Katarit, duke thënë të hënën se do të ishte “budallallëk” që të refuzohet oferta zemërgjerë.
Aeroplani luksoz me vlerë të 400 milionë dollarëve, i cili do të përshtatej me pajisje shtesë për të shërbyer si aeroplan presidencial “Air Force One”, do të ishte njëra nga dhuratat me vlerën më të lartë që është pranuar ndonjëherë nga qeveria amerikane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Megjithatë, lajmi për këtë ofertë nxiti kritika të menjëhershme nga demokratët dhe mbrojtësit e qeverisjes së mirë, të cilët paralajmëruan se aeroplani paraqet konflikt interesi që do të mund të ndikonte në vendimet presidenciale.
Trumpi tha se aeroplani i tipit “Boeing 747-8” në fund do t’i dhurohej si donacion librarisë presidenciale, depo ku vendosen materialet kërkimore nga administrata e tij, dhe se ai nuk ka plane për ta përdorur atë për arsye personale pas largimit nga pushteti.
“Mendoj se ky është një gjest i mrekullueshëm nga Katari. E vlerësoj shumë. Unë kurrë nuk do të isha ai që do ta refuzoja atë lloj oferte” – tha presidenti amerikan para gazetarëve para se të nisej për vizitë në disa shtete të Lindjes së Mesme.
“Dua të them, do të mund të isha person budalla, nëse do të thosha “Jo, ne nuk duam një aeroplan shumë të shtrenjtë falas” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Sipas tij, oferta për këtë aeroplan ka ardhur si mirënjohje për ndihmën e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e shteteve të rajonit përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ai do t’i vizitojë këtë javë.
The post “Refuzimi do të ishte budallallëk”/ Trump jep shenja se do ta pranojë aeroplanin 400 milionë $, dhuratë nga Katari appeared first on InfoShqip.com.