Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar si agresion të Shteteve të Bashkuara kundër Venezuelës. Deklarata u bë e ditur nga zëdhënësja e presidentit bjellorus, Natalya Eismont, në një prononcim për agjencinë shtetërore Belta. Sipas saj, Lukashenko “e dënon me forcën më të madhe aktin e agresionit amerikan kundër Venezuelës”. […]

Jan 3, 2026 - 19:00
 0
Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar si agresion të Shteteve të Bashkuara kundër Venezuelës.

Deklarata u bë e ditur nga zëdhënësja e presidentit bjellorus, Natalya Eismont, në një prononcim për agjencinë shtetërore Belta.

Sipas saj, Lukashenko “e dënon me forcën më të madhe aktin e agresionit amerikan kundër Venezuelës”.

Eismont solli në kujtesë një intervistë të mëparshme të Lukashenkos me gazetarë amerikanë dhe ripërsëriti “Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë për Shtetet e Bashkuara”. Sipas tij, një skenar i tillë nuk u nevojitet amerikanëve.