Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA
Presidenti Donald Trump iu drejtua kombit për herë të parë, pas operacionit të SHBA-së në Venezuelë. Gjatë fjalës së tij, Trum tha se SHBA-të “do ta drejtojnë” Venezuelën, pas kapjes së Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro. “Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe […]
Presidenti Donald Trump iu drejtua kombit për herë të parë, pas operacionit të SHBA-së në Venezuelë.
Gjatë fjalës së tij, Trum tha se SHBA-të “do ta drejtojnë” Venezuelën, pas kapjes së Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro.
“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, tha Trump gjatë një konference për shtyp nga klubi i tij Mar-a-Lago në Florida.
Trump nuk ofroi një afat kohor se sa kohë parashikonte ai se do të zgjaste një tranzicion i tillë i pushtetit.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ushtria e SHBA bombardoi disa baza ushtarake në Venezuelë dhe kapi Presidentin Maduro dhe bashkëshorten e tij.