Vuçiç pranon kërkesën e studentëve: Në 2026 do të kemi zgjedhje të parakohshme
Kreu i shtetit serb ka plotësuar kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej disa muajsh nëpër sheshe, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri që po vjen, 2026. Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. […] The post Vuçiç pranon kërkesën e studentëve: Në 2026 do të kemi zgjedhje të parakohshme appeared first on InfoShqip.com.
Kreu i shtetit serb ka plotësuar kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej disa muajsh nëpër sheshe, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri që po vjen, 2026. Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve donin të krijonin, si në Ukrainë, revolucionin e quajtur “Maidan”, duke e futur vendin në kaos me pushtimin e ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare. Sipas presidentit, ata do të kishin pasur sukses nëse nuk do të kishte pasur rezistencë popullore.
“E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë. U organizuan më shumë se 25,000 tubime të paligjshme. Ata bllokuan trafikun dhe u përpoqën që të kishte viktima. Kjo është arsyeja pse them se ata donin të krijonin një Maidan, duke krijuar kaos. Zgjedhjet nuk fitohen me gënjeshtra, por me punë të vërtetë, duke luftuar për qytetarët e Serbisë, duke luftuar për popullin”.
Vuçiç i përgëzoi serbët në Kosovë për guximin dhe unitetin që, sipas tij, treguan në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Ai tha se serbët atje meritojnë ndihmë më të madhe financiare nga shteti serb.
“I përgëzoj këta njerëz të guximshëm, që votuan pavarësisht pengesave që ju nxori makineria e Kurtit. Këta janë njerëz të guximshëm, janë heronj të vërtetë dhe besoj se ata meritojnë ndihmë dhe mbështetje shtesë edhe më të madhe nga shteti i Serbisë. Ata e dinë se ne jemi gjithmonë me ta, ashtu siç ne e dimë se ata janë gjithmonë me Serbinë dhe me popullin e tyre”.
Vuçiç tha se opozitarët nuk kanë as ide politike, as rreth Kosovës.
“Njëra pjesë e opozitës është për njohjen e Kosovës, dhe tjetra është të shkohet në luftë me Prishtinën që nesër. Janë po ata që, pavarësisht faktit se e shkatërruan ushtrinë vite më parë, pikërisht tani donin të shkonin në luftë me Prishtinën. Kur nuk ke një politikë, nuk ke plane, nuk ke ide, nuk ke një program, nuk ke asgjë për t’u ofruar njerëzve, pas një kohe njerëzit e kuptojnë se ajo dozë pasioni ka kaluar. Le të kthehemi në një jetë të vërtetë, serioze dhe të përgjegjshme. Mendoj se është e rëndësishme të tregohet se Beogradi dhe Serbia po kthehen plotësisht në normalitet, pavarësisht faktit se shumë nuk e donin këtë”.
The post Vuçiç pranon kërkesën e studentëve: Në 2026 do të kemi zgjedhje të parakohshme appeared first on InfoShqip.com.