“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shpejt do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, pas njoftimit të saj se synon një mandat të ri si presidente. Kurti tha se fillimisht do të presin certifikimin e rezultateve dhe konstituimin e legjislaturës së dhjetë, përpara se të bisedohet për hapat e mëtejshëm. “Ne

dhjetor 31, 2025 - 13:30
 0
“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani
“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shpejt do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, pas njoftimit të saj se synon një mandat të ri si presidente.

Kurti tha se fillimisht do të presin certifikimin e rezultateve dhe konstituimin e legjislaturës së dhjetë, përpara se të bisedohet për hapat e mëtejshëm.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultateve, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë, sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por keni parasysh se njëherë është konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti.

Ai gjithashtu u shpreh se çdo bllokim për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë e sheh si të inekzistent.

“Nuk kam ndonjë gjë për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne prisnim që do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, por duket se po e tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzistente”, deklaroi Kurti gjatë konferencës për media pas takimit me zyrtarë të Postës së Kosovës.