Blue Puzzle – histori suksesi në mbështetjen e fëmijëve me autizëm
Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, një delegacion i Komunës së Gostivarit, i përbërë nga Aferdita Mislimi-Hamza, Jasin Demiri, Aslian Snopce dhe Fetije Sadiku, The post Blue Puzzle – histori suksesi në mbështetjen e fëmijëve me autizëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, një delegacion i Komunës së Gostivarit, i përbërë nga Aferdita Mislimi-Hamza, Jasin Demiri, Aslian Snopce dhe Fetije Sadiku, ka vizituar qendrën “Blue Puzzle”.
Kjo qendër po konsiderohet si një histori suksesi në rajon për trajtimin dhe mbështetjen e fëmijëve me autizëm, ndërsa modeli i saj tashmë po zgjerohet edhe në qytete të tjera si Tetova dhe Likova.
Gjatë takimit me udhëheqësit e qendrës, Valon Eminin dhe përfaqësuesin e komisionit vlerësues, Samir Grble, u diskutua për sfidat aktuale dhe nevojën për zgjerim të kapaciteteve.
“Qendra aktualisht funksionon me kapacitet të plotë dhe kërkesa për shërbime është në rritje të vazhdueshme”, u theksua gjatë bisedës.
Në fokus ishte edhe ideja për zgjerimin e shërbimeve me qëndrim ditor për adoleshentët me autizëm, si një hap i domosdoshëm për të përmbushur nevojat në rritje të kësaj kategorie.
Nga Komuna e Gostivarit vlerësuan lart angazhimin e stafit të qendrës.
“Përgëzojmë këtë staf të përkushtuar për punën e tyre të palodhur në këtë mision fisnik”, thuhet në reagimin e delegacionit.
Ata shtuan se mbështetja institucionale do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar të vazhdojë mbështetjen e parezervë për këtë qendër dhe për këtë staf të mrekullueshëm, të cilët kujdesen për një kategori shumë të ndjeshme të shoqërisë sonë”, theksohet më tej. Gazeta Flaka
The post Blue Puzzle – histori suksesi në mbështetjen e fëmijëve me autizëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .