BMW XM me targa zvicerane konfiskohet në Prizren, shoferi me 114 gjoba të evidentuara

Policia e Kosovës ka konfiskuar një veturë BMW XM me targa zvicerane në Prizren, pasi drejtuesi i saj u kap duke qarkulluar me 77 km/h në zonë me kufizim prej 50 km/h. Gjatë verifikimit, është konstatuar se shoferi ishte nën masën e ndalesës për drejtimin e mjetit motorik, ndërsa automjeti u konfiskua në bazë të

tetor 15, 2025 - 17:00
 0
BMW XM me targa zvicerane konfiskohet në Prizren, shoferi me 114 gjoba të evidentuara
BMW XM me targa zvicerane konfiskohet në Prizren, shoferi me 114 gjoba të evidentuara

BMW XM me targa zvicerane konfiskohet në Prizren, shoferi me 114 gjoba të evidentuara

Policia e Kosovës ka konfiskuar një veturë BMW XM me targa zvicerane në Prizren, pasi drejtuesi i saj u kap duke qarkulluar me 77 km/h në zonë me kufizim prej 50 km/h.

Gjatë verifikimit, është konstatuar se shoferi ishte nën masën e ndalesës për drejtimin e mjetit motorik, ndërsa automjeti u konfiskua në bazë të nenit 246 të Ligjit për Trafikun Rrugor.

Atij iu shqiptua një gjobë prej 500 euro dhe masë ndalese shtesë prej 6 muajsh.
Nga të dhënat e sistemit SIPK, rezulton se i njëjti person ka 114 gjoba të evidentuara, prej të cilave 18 në dy vitet e fundit, përfshirë disa për drejtim të mjetit gjatë ndalesës.

Policia njoftoi se do të informohen edhe autoritetet zvicerane lidhur me rastin.