Mitrovicë, marsh simbolik kundër kancerit të gjirit – apelohet për ndërgjegjësim

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, në jug të Mitrovicës u organizua sot një marsh tradicional, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues institucionesh dhe profesionistë shëndetësorë. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Fahri Shabani, tha se ky marsh nuk është vetëm një ecje simbolike, por

tetor 15, 2025 - 17:00
 0
Mitrovicë, marsh simbolik kundër kancerit të gjirit – apelohet për ndërgjegjësim
Mitrovicë, marsh simbolik kundër kancerit të gjirit – apelohet për ndërgjegjësim

Mitrovicë, marsh simbolik kundër kancerit të gjirit – apelohet për ndërgjegjësim

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, në jug të Mitrovicës u organizua sot një marsh tradicional, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues institucionesh dhe profesionistë shëndetësorë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Fahri Shabani, tha se ky marsh nuk është vetëm një ecje simbolike, por një shenjë solidariteti dhe apel për kujdes e përkushtim ndaj shëndetit të grave dhe vajzave. Ai shtoi se kujdesi ndaj shëndetit të grave është kujdes për familjen dhe gjithë shoqërinë.

Në marsh mori pjesë edhe Saranda Jakupi, e diagnostikuar me kancer të gjirit para gjashtë vitesh, e cila ndau përvojën e saj personale me të pranishmit. Marshi përfundoi me një thirrje të përbashkët për solidaritet, kujdes dhe investim më të madh në shëndetin publik, me theks të veçantë në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit./Kosovapress/