Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

Presidenti amerikan Trump nënshkroi dokumentin i pari, duke themeluar zyrtarisht Bordin e Paqes si një organizatë ndërkombëtare. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e shteteve që janë pjesë e tij firmosën me radhë së bashku me presidentin amerikan. Shtetet që nënshkruan ngritjen e Bordit të Paqes për Gazën në Davos: Bahreini Maroku Argjentina Armenia Azerbajxhani Bullgaria Hungaria Indonezia […]

Jan 22, 2026 - 14:00
 0
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

Presidenti amerikan Trump nënshkroi dokumentin i pari, duke themeluar zyrtarisht Bordin e Paqes si një organizatë ndërkombëtare. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e shteteve që janë pjesë e tij firmosën me radhë së bashku me presidentin amerikan. Shtetet që nënshkruan ngritjen e Bordit të Paqes për Gazën në Davos:

  1. Bahreini
  2. Maroku
  3. Argjentina
  4. Armenia
  5. Azerbajxhani
  6. Bullgaria
  7. Hungaria
  8. Indonezia
  9. Jordania
  10. Kazakistani
  11. Kosova
  12. Pakistani
  13. Paraguai
  14. Katari
  15. Arabia Saudite
  16. Turqia
  17. Emiratet e Bashkuara Arabe
  18. Uzbekistani
  19. Mongolia

Shumë shtete nuk ishin të pranishme në ceremoninë e nënshkrimit në Davos edhe pse kanë pranuar të bëhen pjesë e Bordit, siç është rasti i Shqipërisë. Në përfundim të ceremonisë, Presidenti amerikan tha se shumë shtete të tjera i janë bashkuar Bordit, por pa specifikuar një numër konkret.