“Brit Awards” shpall Charlie XCX kantautoren e vitit
Këngëtarja e njohur Charlie XCX është shpallur kantautorja e vitit nga “Brit Awards”. Sipas BBC-së, kjo i hap rrugën për dominimin në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet të shtunën. BBC ka shkruar se ylli tashmë ka pasur më shumë nominime se çdo artist këtë vit, pesë gjithsej, duke vlerësuar […]

Këngëtarja e njohur Charlie XCX është shpallur kantautorja e vitit nga “Brit Awards”. Sipas BBC-së, kjo i hap rrugën për dominimin në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet të shtunën.
BBC ka shkruar se ylli tashmë ka pasur më shumë nominime se çdo artist këtë vit, pesë gjithsej, duke vlerësuar punën e albumit shumë të suksesshëm në mbarë botën, “Brat”.
Çmimi “kantauroja e vitit” është i pari për të nga “Brit Awards”. Ajo në të kaluarën ka qenë e nominuar edhe në kategori të tjera, por nuk kishte fituar.
Në vitin 2023, pati kritikuar spektaklin në fjalë pasi nuk kishte nominuar artiste gra në kategorinë “Artisti i vitit”.
“Po bëjmë gjithçka si duhet. Nuk mendoj se është faji ynë, mendoj se mund të jetë i tyre”, pati thënë Charli XCX, duke iu referuar Akademisë së Votimit të “Brit Awards”.
Këtë vit, Charli, 32-vjeçare, është ndër favoritët kryesorë për çmimin “Artisti më i mirë”, ku garon kundër yjeve si shqiptarja e famshme, Dua Lipa, Central Cee dhe Sam Fender. Ajo është gjithashtu e nominuar për “Albumin e Vitit”, “Akti më i Mirë i Muzikës Dance”, “Artisti më i Mirë Pop” dhe “Kënga e Vitit” për hitin “Guess”, një bashkëpunim me këngëtaren Billie Eilish.
Suksesi i saj ka kulmuar këtë javë kur bashkëpunëtori i saj i vjetër, AG Cook, u shpall “Producenti i Vitit” nga “Brit Awards”.
Ky është moment historik për Charli XCX, e cila me albumin e saj të shtatë, “Brat”, ka kaluar nga një artiste e kultit në një yll komercial – pa bërë kompromise në vizionin e saj artistik.
Albumi u vlerësua si “muzika pop e së ardhmes”, ndërsa tekstet e tij, të përshkruara si “jashtëzakonisht të ndjeshme dhe të lidhura me realitetin”, shfaqin pasiguritë, ankthin dhe obsesionet e saj.
Vetë Charli e përshkruan albumin si “kaos dhe trazira emocionale në ritmin e muzikës së klubeve”.
Me kopertinën e tij të guximshme në ngjyrë të gjelbër të ndezur dhe fenomenin viral të kërcimit të këngës “Apple”, albumi u kthye në një moment kulturor, të quajtur “Brat Summer”.
Suksesi i saj nuk u ndal me kaq. Në Grammy Awards, ajo fitoi dy çmime, përfshirë “Albumi më i Mirë Dance”, duke shënuar fitoren e parë si artiste solo në ceremoninë prestigjioze amerikane.
Për të përmbyllur këtë moment triumfi, Charli mbylli natën e Grammys me performancë të këngëve “Von Dutch” dhe “Guess”, e cila përfundoi me skenën të mbuluar nga të brendshme – të cilat më pas u dhuruan për organizatën bamirëse “I Support Girls”, e cila ndihmon gratë viktima të dhunës në familje.
Nominimet kryesore në Brit Awards 2025:
Artisti i Vitit
Beabadoobee
Central Cee
Charli XCX
Dua Lipa
Fred Again
Jamie xx
Michael Kiwanuka
Nia Archives
Rachel Chinouriri
Sam Fender
Grupi i Vitit
Bring Me The Horizon
Coldplay
The Cure
Ezra Collective
The Last Dinner Party
Albumi i Vitit
Charli XCX – Brat
The Cure – Songs of A Lost World
Dua Lipa – Radical Optimism
Ezra Collective – Dance, No One’s Watching
The Last Dinner Party – Prelude to Ecstasy