Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 vjet
Pjesë të Britanisë së Madhe mund të shohin temperatura që bien deri në -16°C natën e enjte, duke e bërë atë natën më të ftohtë të janarit për 15 vitet e fundit. Agjencia Britanike e Motit , Met Office, ka lëshuar tre paralajmërime për borë dhe akull për të enjten, duke përfshirë Jugperëndimin, Uellsin, Veriperëndimin, […] The post Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 vjet appeared first on InfoShqip.com.
Pjesë të Britanisë së Madhe mund të shohin temperatura që bien deri në -16°C natën e enjte, duke e bërë atë natën më të ftohtë të janarit për 15 vitet e fundit.
Agjencia Britanike e Motit , Met Office, ka lëshuar tre paralajmërime për borë dhe akull për të enjten, duke përfshirë Jugperëndimin, Uellsin, Veriperëndimin, Irlandën e Veriut dhe pjesët veriore të Skocisë, transmeton klankosova.tv.
Siç shkruan mirror, agjencia tha se paralajmërime të tjera mund të lëshohen gjatë javës.
Pjesët veriore të Anglisë dhe Skocia, mund të përjetojnë temperatura që bien deri në -16°C gjatë natës të enjten.
Kjo do të ishte temperatura më e ulët e janarit në Britaninë e Madhe që nga vitit 2010, kur termometri ra në -22.3°C në Altnaharra të Highlands.
Modelet e avancuara të motit tregojnë se borë do të mbulojë tokën në mbarë vendin të enjten pasdite dhe në orët e para të së premtes.
Pritet që në Highlands të Skocisë të mbledhën deri në 18 cm borë, ndërsa në pjesët veriore të Anglisë dhe Uellsit mund të shihen 10 deri 12 cm borë.
Oli Claydon, zëdhënës i Met Office, tha se do të jetë “ekstremisht ftohtë” natën e enjtes.
The post Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 vjet appeared first on InfoShqip.com.