Bujar Osmani dhe përfaqësues të BDI-së në pritjen e Ambasadës Franceze: Gëzuar 14 Korrikun!
Zëvendëskryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, i shoqëruar nga një delegacion partiak në përbërje të Arben Ademit, deputetëve Rina Hajdari dhe Diana Toska, si dhe Dita Starova The post Bujar Osmani dhe përfaqësues të BDI-së në pritjen e Ambasadës Franceze: Gëzuar 14 Korrikun! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zëvendëskryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, i shoqëruar nga një delegacion partiak në përbërje të Arben Ademit, deputetëve Rina Hajdari dhe Diana Toska, si dhe Dita Starova Qerimi, morën pjesë në ceremoninë solemne me rastin e Ditës Kombëtare të Francës, organizuar nga Ambasada Franceze në Shkup.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka shprehur vlerësimin e tij për mikpritjen dhe vlerat që lidhin dy shtetet:

“Gëzuar 14 Korrikun – Ditën Kombëtare të Francës! I nderuar të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Franceze në Shkup, në shenjë respekti për vlerat universale që na bashkojnë.”
Ai gjithashtu ka përshëndetur ambasadorin francez në Shkup, Christophe Le Rigoleur, të cilin e cilëson si një “mik të përkushtuar të vendit tonë dhe të rrugës europiane.”
Ceremonia, që u zhvillua në oborrin e ambasadës, mblodhi përfaqësues të lartë institucionalë dhe diplomatë, duke shërbyer si simbol i lidhjeve të forta mes Republikës së Francës dhe Maqedonisë së Veriut. Flaka
The post Bujar Osmani dhe përfaqësues të BDI-së në pritjen e Ambasadës Franceze: Gëzuar 14 Korrikun! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
