Bujar Osmani: “Gjuha ‘jozyrtare’ në vulat e shtetit? S’kalon!”
Nënkryetari i parë i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e quan përpjekje për të relativizuar statusin e gjuhës shqipe në institucionet The post Bujar Osmani: “Gjuha ‘jozyrtare’ në vulat e shtetit? S’kalon!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nënkryetari i parë i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e quan përpjekje për të relativizuar statusin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Osmani akuzon VLEN se po krijon qëllimisht konfuzion për përdorimin e gjuhës, duke përmendur rastet kur ajo cilësohet si “jozyrtare” në vula të institucioneve kryesore të shtetit.
“Gjuha ‘jozyrtare’, sipas VLEN-it, në vulat e institucioneve kryesore të shtetit. Kjo është e papranueshme dhe një tentativë për të shtrembëruar realitetin kushtetues,” ka deklaruar Osmani.
Ai ka shkuar më tej duke paralajmëruar për një agjendë më të thellë politike:
“VLEN-i ka marrë detyrë të krijojë konfuzion për t’ia lehtësuar rrugën planit djallëzor për anulimin e gjuhës. S’kalon!”
Sipas Osmanit, çdo tentativë për të zbehur statusin zyrtar të gjuhës shqipe përbën shkelje të drejtpërdrejtë të ligjeve dhe të rendit kushtetues në Maqedonia e Veriut.
Reagimi i tij vjen në një kohë tensionesh të shtuara politike lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, një temë që vazhdon të mbetet në qendër të debatit publik. Gazeta Flaka
The post Bujar Osmani: “Gjuha ‘jozyrtare’ në vulat e shtetit? S’kalon!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .