Bujar Osmani: Mbështetje për protestën e studentëve – “Ju nuk jeni vetëm”

Ish-ministri dhe një nga figurat kryesore të BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj thirrjes së studentëve për protestë, duke i dhënë mbështetje të hapur kërkesave të tyre për respektimin e The post Bujar Osmani: Mbështetje për protestën e studentëve – “Ju nuk jeni vetëm” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2026 - 22:00
Bujar Osmani: Mbështetje për protestën e studentëve – “Ju nuk jeni vetëm”

Ish-ministri dhe një nga figurat kryesore të BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj thirrjes së studentëve për protestë, duke i dhënë mbështetje të hapur kërkesave të tyre për respektimin e Kushtetutës dhe të drejtave qytetare.

Në një mesazh publik drejtuar studentëve, Osmani thekson se e ka dëgjuar “zërin, guximin dhe kërkesën për atë që është themelore – respektimin e Kushtetutës dhe të drejtave që burojnë prej saj”.

“Po ju përgjigjem jo vetëm si politikan. Po ju përgjigjem si prind, që sheh te ju të ardhmen e këtij vendi. Si mjek, që e di se çdo shoqëri funksionon vetëm kur trajton drejt secilin qytetar.”

Ai vlerëson protestën si një akt më të thellë se sa një reagim i zakonshëm qytetar.

“Ajo që po bëni është më shumë se protestë. Është ndërgjegje. Është përgjegjësi. Është kurajo që shpesh mungon.”

Osmani u dërgon një mesazh të qartë studentëve se nuk janë të vetëm në këtë proces.

“Ju nuk jeni vetëm. Do të jemi me ju. Do t’ju dëgjojmë. Do t’ju mbështesim.”

Në fund, ai thekson rëndësinë e rolit të studentëve në shoqëri, duke paralajmëruar për pasojat e mosdëgjimit të tyre.

“Një shoqëri që nuk i dëgjon studentët e saj, refuzon të dëgjojë të ardhmen e vet.” Gazeta Flaka

The post Bujar Osmani: Mbështetje për protestën e studentëve – “Ju nuk jeni vetëm” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .