Bullgaria e miratoi deklaratën për mosdërgimin e trupave në Ukrainë

Parlamenti i Bullgarisë miratoi deklaratën për mospjesëmarrjen e ushtrisë së vendit në veprimet ushtarake në Ukrainë, me përjashtim të disa kushteve, transmeton Agjencia Anadollu. Sipas lajmit të Televizionit Kombëtar të Bullgarisë (BNT), sipas deklaratës së miratuar në parlament, deputetët bullgarë reflektuan qëndrimet e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Në deklaratë thuhet se ushtria e vendit […]

shkurt 21, 2025 - 16:00
 0  3
Bullgaria e miratoi deklaratën për mosdërgimin e trupave në Ukrainë
Kuvendi i Bullgarisë, foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Parlamenti i Bullgarisë miratoi deklaratën për mospjesëmarrjen e ushtrisë së vendit në veprimet ushtarake në Ukrainë, me përjashtim të disa kushteve, transmeton Agjencia Anadollu.

Sipas lajmit të Televizionit Kombëtar të Bullgarisë (BNT), sipas deklaratës së miratuar në parlament, deputetët bullgarë reflektuan qëndrimet e tyre ndaj luftës në Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se ushtria e vendit nuk duhet të marrë pjesë në veprimet ushtarake në Ukrainë jashtë vullnetit të NATO-s, Bashkimit Evropian (BE), Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Gjithashtu në deklaratë deputetët bënë thirrje për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë përmes një procesi negocimi diplomatik që përfshin të gjitha palët e interesuara për vendosjen dhe ruajtjen e stabilitetit në Evropë.

Ndërkaq, qeverisë bullgare iu bë thirrje që të vazhdojë politikën e saj të zgjidhjes paqësore të konflikteve ndërkombëtare me mjete diplomatike dhe të inkurajojë iniciativat që synojnë reduktimin e konflikteve dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme paqësore.

Më herët presidenti bullgar, Rumen Radev dhe disa liderë të tjerë politikë kishin kërkuar nga parlamenti që edhe një herë të shprehë qëndrimin për mosdërgimin e trupave në Ukrainë.