“OneStop” me Kosovën, u shty afati i paraparë për muajin mars, Toshkovski: Gjatë muajit prill do ta vëmë në funksion

Zbatimi i “OneStop” në pikën kufitare Bllacë fillimisht u paralajmërua se do të nis nga muaji mars. Kështu patën konfirmuar nga MPB për Portalb.mk. Sot nga deklarata e ministrit për Punë të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, mësojmë se “OneStop” më Republikën e Kosovën do të vihet në funksion nga muaji prill, shkruan […]

shkurt 21, 2025 - 16:00
 0  5
“OneStop” me Kosovën, u shty afati i paraparë për muajin mars, Toshkovski: Gjatë muajit prill do ta vëmë në funksion
Kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Bllacë. Foto nga Portalb.mk

Zbatimi i “OneStop” në pikën kufitare Bllacë fillimisht u paralajmërua se do të nis nga muaji mars. Kështu patën konfirmuar nga MPB për Portalb.mk. Sot nga deklarata e ministrit për Punë të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, mësojmë se “OneStop” më Republikën e Kosovën do të vihet në funksion nga muaji prill, shkruan Portalb.mk.

“Nëse më pyesni mua, unë sot do ta…, por…shpresoj që do të përfundojë muajin e ardhshëm dhe që më së voni, gjatë muajit prill do të fillojmë me vënien zyrtarisht në funksion”, tha Toshkovski.

Ndryshe, për Portalb.mk, nga ministria e Punëve të Brendshme, më 5 shkurt të këtij viti (2025), paralajmëruan se nga muaji mars i këtij viti do të fillojë zbatimi “OneStop” me Kosovën.

“Më 21 nëntor 2024 është nënshkruar Protokolli ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për kontrollin kufitar dhe doganor në vendkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Globoçicë – Jazhincë. Të dyja palët në vazhdimësi kanë bërë përgatitje teknike për funksionalizimin e tyre dhe zbatimin praktik të dispozitave. Gjithashtu, ju njoftojmë se zbatimi i “OneStop” në pikën kufitare Bllacë është planifikuar të fillojë gjatë muajit mars”, thanë nga MPB.

Kjo pikë kufitare së fundmi është ballafaquar me kolona të gjata nga të dy anët e kufirit. Punimet për finalizimin e procesit të krijimit të pikave të përbashkëta kufitare filluan në qershor të vitit të kaluar (2024)