Bulliqi njofton se 23 blegtorë kanë përfituar makina mjelëse për lopë

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot 23 blegtorë kanë përfituar makina mjelëse për dy lopë. Bulliqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të vazhdojnë t’i subvencionojnë bujqit, pasi këto subvencione jo vetëm që ua lehtësojnë punën fermerëve, por ndikojnë edhe në zhvillimin dhe rritjen e

shtator 11, 2025 - 18:00
 0
Bulliqi njofton se 23 blegtorë kanë përfituar makina mjelëse për lopë
Bulliqi njofton se 23 blegtorë kanë përfituar makina mjelëse për lopë

Bulliqi njofton se 23 blegtorë kanë përfituar makina mjelëse për lopë

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot 23 blegtorë kanë përfituar makina mjelëse për dy lopë.

Bulliqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të vazhdojnë t’i subvencionojnë bujqit, pasi këto subvencione jo vetëm që ua lehtësojnë punën fermerëve, por ndikojnë edhe në zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese.

Postimi i plotë:

Në kuadër të subvencioneve të shumta që Komuna po i ndan për fermerët tanë, sot 23 blegtorë kanë përfituar makina mjelëse për dy lopë.

Si institucione komunale do të vazhdojmë t’i subvencionojmë bujqit tanë, pasi këto subvencione jo vetëm që ua lehtësojnë punën fermerëve tanë, por ndikojnë edhe në zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, e po ashtu edhe në zhvillimin ekonomik lokal.

Urime të gjithë fermerëve përfitues!