Bunjaku-Rexhepi denoncon veprimet abuzuese të dy udhëheqësve të AKK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka denoncuar veprimet abuzuese me detyrën zyrtare të dy udhëheqësve të Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufit dhe Selajdin Beqës. Bunjaku-Rexhepi ka thënë se Binaku-Isufi, kryetare e AKK-së dhe Beqa, drejtor i përgjithshëm, kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve të Autoritetit të Konkurrencës.   Sipas Bunjaku-Rexhepit, Beqa

Nëntor 22, 2024 - 12:00
 0  6
Bunjaku-Rexhepi denoncon veprimet abuzuese të dy udhëheqësve të AKK-së
bunjaku-rexhepi-denoncon-veprimet-abuzuese-te-dy-udheheqesve-te-akk-se

bunjaku-rexhepi-denoncon-veprimet-abuzuese-te-dy-udheheqesve-te-akk-se

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka denoncuar veprimet abuzuese me detyrën zyrtare të dy udhëheqësve të Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufit dhe Selajdin Beqës.

Bunjaku-Rexhepi ka thënë se Binaku-Isufi, kryetare e AKK-së dhe Beqa, drejtor i përgjithshëm, kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve të Autoritetit të Konkurrencës.

 

Sipas Bunjaku-Rexhepit, Beqa ka aktakuzë për sulm fizik ndaj një vartësi të tij brenda zyrave të AKK-së, por ende vazhdon të ushtrojë detyrën.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë t’i denoncojë këto abuzime me detyrën zyrtare.

 

Postimi i plotë:

Si deputete e Republikës së Kosovës e konsideroj të nevojshme, që të reagoj lidhur me veprimet abuzuese të vazhdueshme të Kryetarës së Autoritetit te Konkurrencës znj.Neime Binaku Isufi dhe Drejtorit të Përgjithshëm z.Selajdin Beqa.

 

“Respekti është çështje e dinjitetit personal të njeriut, të cilin askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk duhet të lejohet të na nëpërkëmb”.

Ne Autoritet te Konkurrences, të gjithë zyrtarët janë në presion të vazhdueshëm çdo ditë nga sjellet e Kryetares znj. Binaku Isufi dhe Drejtorit Selajdin Beqa. Vetëm brenda një viti ajo tri here e ka ftuar policine kundër zyrtareve te Autoritetit te Konkurrences, ku nje rast ka bëre kallezim te rrejshem kinse eshte sulmuar dhe ne një rast tjeter e ka ftuar policinë vetem pse zyrtarët kane qenë duke diskutuar në zyre për punë zyrtare me zë të lartë.

Drejtori i Përgjithshëm Selajdin Beqa, i cili ka aktakuzë të ngritur qe nga muaji mars 2024, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sepse ka sulmuar fizikisht vartësin e tij mrenda zyreve te Autoritetit te Konkurrences duke i shkaktuar lendim trupor dhe ai ende vazhdon te mbajë pozitën e drejtorit pasi qe Kryetarja znj.Neime Binaku Isufi nuk lejon asesi pezullimin e tij siç kerkohet ne Ligjin per Zyrtar Publik. Këtë çështje e kam ngritur edhe ne Komision Parlamentar, pjesë e të cilit jam, por situata nuk ka ndryshuar ne Autoritet të Konkurrencës.

Keqperdorimet e Kryetares dhe Drejtorit të Përgjithshëm janë të dëshmuara edhe ne raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023 ku janë keqperdorur fonde publike për udhëtime zyrtare, ku pjesëmarrës në këto udhëtime kanë qenë individ, të cilet perfaqesojnë bizneset.

Për më tepër, tendenca abuzuese e znj. Binaku Isufi ne bashkëpunim me z. Beqa vazhdon edhe me rastin e punësimeve, duke avancuar asitenten e saj ( e cila çuditerisht është bashkeshortja e individit pjesemarres ne udhetime zyrtare) ne inspektore hetuese vetem me nje vendim, duke anashkaluar procedurat e rekrutimit.

Znj. Binaku Isufi si Kryetare e Autoritetit te Konkurrencës, e cila është emëruar ne këtë pozitë qe të merret me konkurrencen, ajo ne menyre te vazhdueshme bën kërkesa te ndryshme ne Komisionin Parlamentar, një nga ato edhe për kufizimin e moshës për funksionaret e emeruar nga Kuvendi i Republikes se Kosoves. Gjithashtu znj. Binaku Isufi permes veprimeve arbitrare pa asnje baze ligjore pengon anetaret e komisionit ne vendimmarrje.

Unë si deputete do te vazhdoj të kërkoj të ndalohen këto veprime abuzuese ne institucione publike nga udheheqesit e pozitave te larta drejtuese ndaj zyrtareve publik.