Cakolli kritikon VV-në për rrymën: Po të ishte vendim i gjykatës, s’do të mbetej zyrtar pa reaguar

Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke thënë se nëse ky vendim do të ishte i gjykatave ‘‘zor se do të kishte mbetur ndonjë zyrtar i pushtetit pa reaguar’’. Në postimin e tij, Cakolli ka kritikuar pushtetin se për rritjen e çmimit të rrymës, për mos reagim politik e as

Prill 12, 2025 - 00:00
 0  5
Cakolli kritikon VV-në për rrymën: Po të ishte vendim i gjykatës, s’do të mbetej zyrtar pa reaguar
cakolli-kritikon-vv-ne-per-rrymen:-po-te-ishte-vendim-i-gjykates,-s’do-te-mbetej-zyrtar-pa-reaguar

cakolli-kritikon-vv-ne-per-rrymen:-po-te-ishte-vendim-i-gjykates,-s’do-te-mbetej-zyrtar-pa-reaguar

Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke thënë se nëse ky vendim do të ishte i gjykatave ‘‘zor se do të kishte mbetur ndonjë zyrtar i pushtetit pa reaguar’’.

Në postimin e tij, Cakolli ka kritikuar pushtetin se për rritjen e çmimit të rrymës, për mos reagim politik e as për qëndrim publik në mbrojtje të interesit qytetarë, gjë e cila, siç ka thënë Cakolli është qasje që pushteti i VV-së e ka ndjekur ‘‘sa herë që interesi publik ka rënë ndesh me interesa private’’.

Postimi:

Po të bëhej fjalë për vendime të gjykatave (si pushtet i ndarë), zor se do të kishte mbetur ndonjë zyrtar i pushtetit pa reaguar. Do të kishim parë postime, akuza publike, deklarata të ashpra, e mbase edhe grafite nëpër sheshet e Prishtinës.

Por kur vendimi për shtrenjtimin e energjisë merret nga bordi i ZRrE-së – i përbërë nga anëtarë të emëruar pikërisht nga kjo shumicë parlamentare, dhe që prek drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve – mjaftohen me disa “komente”. Sepse, papritmas ZRrE-ja na qenka rregullator i “pavarur”.

Asnjë reagim politik kundër shtrenjtimit. Asnjë qëndrim publik në mbrojtje të interesit qytetar. Vetëm futje e veshëve në lesh. Një qasje që ky pushtet e ka ndjekur sa herë që interesi publik ka rënë ndesh me interesa private.

E gjithë kjo, me shpresën se pakënaqësia qytetare nuk do t’u përkthehet në rënie të përqindjeve në sondazhe.