Chris LaCivita flet në hapjen e fushatës së PD-së: Socialistët tentuan të burgosin Donald Trumpin, por dështuan!

Koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ ka çelur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Në podium u ngjit drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita. Para mbështetësve demokratë, LaCivita  e krahasoi Sali Berishën me Donald Trump, duke thënë se socialistët po përpiqen ta burgosin ashtu sikurse u munduan që të burgoson Trumpin në […]

Prill 12, 2025 - 00:00
 0  6
Chris LaCivita flet në hapjen e fushatës së PD-së: Socialistët tentuan të burgosin Donald Trumpin, por dështuan!

Koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ ka çelur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.

Në podium u ngjit drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita.

Para mbështetësve demokratë, LaCivita  e krahasoi Sali Berishën me Donald Trump, duke thënë se socialistët po përpiqen ta burgosin ashtu sikurse u munduan që të burgoson Trumpin në SHBA.

Fjala e plotë e LaCivitas:

Votoni për Berishën, jepini vendit shpresë dhe mundësi! Socialistët do dështojnë, siç dështuan edhe me Trump! Ta bëjmë Shqipërinë madhështore

Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?

Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.
Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.

Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre.
Edhe këtu do të dështojnë.
Pse?

Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:
12 vite krim,
12 vite drogë,
Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi,
Dhe 12 vite dështim ekonomik.

Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?

Votoni për Dr. Berishën.
Jepini vendit tuaj mundësinë.
Dhe jepini njerëzve shpresë.

Faleminderit. Zoti ju bekoftë!