Çelja e grup-kapitullit të fundit, Begaj: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e ka cilësuar hapjen e grup-kapitullit të fundit si një konfirmim për progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Hapja sot e Grup-Kapitullit të fundit shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit […]

Nëntor 17, 2025 - 11:30
 0
Çelja e grup-kapitullit të fundit, Begaj: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e ka cilësuar hapjen e grup-kapitullit të fundit si një konfirmim për progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Hapja sot e Grup-Kapitullit të fundit shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve”, tha Begaj.