Certifikohen 12 zyrtarë policorë, përfunduan trajnimin për dronë dhe antidronë – Policia jep detaje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se, disa zyrtarë policorë nga Njësiti për Dronë dhe Antidronë kanë përfunduar me sukses trajnimin për ngritje të kapaciteteve. Në njoftimin e PK’së, njoftohet edhe se, trajnimi është zhvilluar gjatë periudhës mars – prill, në kohëzgjatje prej dy javësh dhe është organizuar në dy faza, ku faza e parë, e


Policia e Kosovës, ka njoftuar se, disa zyrtarë policorë nga Njësiti për Dronë dhe Antidronë kanë përfunduar me sukses trajnimin për ngritje të kapaciteteve.
Në njoftimin e PK’së, njoftohet edhe se, trajnimi është zhvilluar gjatë periudhës mars – prill, në kohëzgjatje prej dy javësh dhe është organizuar në dy faza, ku faza e parë, e mbajtur nga 23 deri më 27 mars, ka shërbyer si fazë përgatitore, duke u fokusuar në aspektin akademik dhe zhvillimin e kurrikulës për instruktorët e rinj. Ndërkaq, faza e dytë, e realizuar nga 13 deri më 24 prill, ka përfshirë trajnimin e trajnerëve (TiT) si dhe njëkohësisht trajnimin bazik për kandidatët e rinj.
‘’ Trajnimi është mbajtur në Kampin e Njësive Speciale “Vrella”, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës dhe është realizuar në përputhje me agjendën e paraparë dhe objektivat e përcaktuara’’, thuhet mes tjerash.
Postimi:
Zyrtarët policorë nga Njësiti për Dronë dhe Antidronë përfunduan me sukses trajnimin për ngritje të kapaciteteve
Zyrtarë policorë të Njësisë për Dronë dhe Antidronë kanë përfunduar me sukses trajnimin për trajnerë (TiT) për përdorimin e dronëve, i cili është realizuar në kuadër të mbështetjes nga Projekti HAPE, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të Njësisë për Dron dhe Antidronë.
Trajnimi është zhvilluar gjatë periudhës mars – prill, në kohëzgjatje prej dy (2) javësh dhe është organizuar në dy faza. Faza e parë, e mbajtur nga 23 deri më 27 mars, ka shërbyer si fazë përgatitore, duke u fokusuar në aspektin akademik dhe zhvillimin e kurrikulës për instruktorët e rinj. Ndërkaq, faza e dytë, e realizuar nga 13 deri më 24 prill, ka përfshirë trajnimin e trajnerëve (TiT) si dhe njëkohësisht trajnimin bazik për kandidatët e rinj.
Në kuadër të këtij aktiviteti, janë certifikuar gjithsej dymbëdhjetë (12) pjesëmarrës, përkatësisht:
gjashtë (6) pjesëmarrës (pesë zyrtarë policorë dhe një zyrtar doganor) kanë përfunduar me sukses trajnimin e trajnerëve (TiT), duke fituar kompetencat e nevojshme për të zhvilluar trajnime të mëtejshme brenda institucioneve përkatëse;gjashtë (6) zyrtarë policorë kanë përfunduar trajnimin bazik për përdorimin e dronëve.
Trajnimi është mbajtur në Kampin e Njësive Speciale “Vrella”, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës dhe është realizuar në përputhje me agjendën e paraparë dhe objektivat e përcaktuara.
Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të brendshme trajnuese dhe garanton qëndrueshmëri në zhvillimin e mëtejmë të aftësive profesionale në fushën e përdorimit të dronëve, si në Policinë e Kosovës ashtu edhe në Doganat e Kosovës.
Shfrytëzojmë rastin të shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë për instruktorët francezë për profesionalizmin dhe kontributin e tyre gjatë realizimit të këtij trajnimi, si dhe për Projektin HAPE për mbështetjen dhe mundësinë e ofruar në zhvillimin e këtyre kapaciteteve.
