Chris Brown arrestohet në Londër, akuzohet për lëndim të rëndë trupor

Këngëtari amerikan Chris Brown është arrestuar të enjten në orët e para të mëngjesit, në një hotel në Manchester ndn dyshimin për “lëndim të rëndë trupor me qëllim”, ka njoftuar Policia e Londrës, raporton BBC. Sipas forcave të rendit, akuza lidhet me një incident që dyshohet se ka ndodhur më 19 shkurt të vitit 2023 në […]

maj 16, 2025 - 13:00
 0  5
Chris Brown arrestohet në Londër, akuzohet për lëndim të rëndë trupor

Këngëtari amerikan Chris Brown është arrestuar të enjten në orët e para të mëngjesit, në një hotel në Manchester ndn dyshimin për “lëndim të rëndë trupor me qëllim”, ka njoftuar Policia e Londrës, raporton BBC.

Sipas forcave të rendit, akuza lidhet me një incident që dyshohet se ka ndodhur më 19 shkurt të vitit 2023 në një klub nate në qendër të Londrës.

Artisti 36-vjeçar ndodhet ende në paraburgim. Ai pritet të dalë përpara Gjykatës në Manchester të premten.

“Kemi autorizuar Policinë që të ngrejë akuzë ndaj Chris Brown për një rast të vetëm të lëndimit të rëndë trupor, në kundërshtim me nenin 18 të Ligjit për Veprat Penale, që u krijua në vitin 1861”, ka deklaruar Adele Kelly, zëvendëskryeprokurore.

Ajo ka shtuar se “procedurat penale ndaj këtij të pandehuri janë aktive” dhe se “ai ka të drejtën për gjykim të drejtë”.

Sipas The Sun, këngëtari i njohur i muzikës R&B kishte fluturuar drejt Aeroportit të Manchesterit me një avion privat të mërkurën pasdite.

Aktualisht, Chris Brown ndodhet në turne dhe ka të planifikuara disa koncerte nëpër Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve qershor dhe korrik.