Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja rezulton kandidati më i votuar për deputet në rang vendi nga lista e hapur. Ndërsa mbeten edhe një pjesë e votave të diasporës që i përkasin Greqisë për tu numëruar, Gonxhja ka marrë 21 809 vota, duke kryesuar listën e kandidatëve të të gjitha partive që konkuruan […]

maj 16, 2025 - 17:00
 0  4
Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja rezulton kandidati më i votuar për deputet në rang vendi nga lista e hapur.

Ndërsa mbeten edhe një pjesë e votave të diasporës që i përkasin Greqisë për tu numëruar, Gonxhja ka marrë 21 809 vota, duke kryesuar listën e kandidatëve të të gjitha partive që konkuruan në zgjedhjet e 11 majit.

I dyti në listë renditet deputeti Erjon Braçe, me 20 261  ndërsa e treta kandidatja e PD-së Jorida Tabaku me 18 850 vota.

Tabaku, po ashtu është edhe kandidatja grua më e votuar në rang vendi në listën e votës preferenciale nga të gjithë gratë dhe vajzat që morën pjesë në zgjedhje.

Dy nga emrat e rinj të listave, të panjohur më parë në politikë që janë votuar më shumë janë  kandidati i PS në Durrës Arkend Balla me 18 651 vota dhe kandidatja e PS në Elbasan Sara Mile me 18 626 vota.

Ndërkaq 65 kandidatë nga parti të ndryshme nuk kanë marrë asnjë votë në këtë garë.

Kjo ka rezultuar më së shumti për kandidatët e listave të hapura të partive të vogla në qarqe të ndryshme të vendit.

Kjo nënkupton se as vetë kandidati, familjarët apo miqtë nuk kanë votuar për ta.

Për shumë prej tyre duket se kandidimi ka qenë formal dhe pa asnjë përpjekje për të tërhequr votues.

Tv Klan