Çitaku: Përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve, Kurtit nuk i bëhet vonë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se dështimi i seancës së sotme është përpjekje e qëllimshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, pasi Albin Kurti nuk i bëhet fare vonë. Çitaku ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të takohet sot me zyrtarin


Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se dështimi i seancës së sotme është përpjekje e qëllimshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, pasi Albin Kurti nuk i bëhet fare vonë.
Çitaku ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të takohet sot me zyrtarin e lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, i cili që nga dje po qëndron në Kosovë.
“Edhe kjo vizitë, sikurse edhe vizitat tjera, sado që të rralla nga delegacionet e huaja, e gjejnë Kosovën tërësisht të papërgaditur, pa institucione. Sot u mblodhëm këtu për të përseritur të njëjtin skenarë, skenarë i cili nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar si jo kushtetues. Kjo tashë përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Ajo dha detaje për diskutimet që mund t;i ketë Krasniqi dhe Hanrahan, por tha se bota po ndryshon, derisa ata si deputet mbledhen në seanca për shkak të kokfortësisë së Kurtit për mos angazhim serioz në ndërtimin e institucioneve.
“Zotit Kurti nuk i bëhet fare vonë, sepse sikur t’i bëhej vonë do të kishte përpjekje serioze për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës. Bota po ndrydshon shumë e ne mbledhemi këtu për të 46-ën herë për shkak të kryeneqësisë dhe kokforcisë së Albin Kurtit”, tha ajo.
