Çmime të reja në spitale! Taravari kërkon zgjidhje për borxhin prej rreth 75 milionë euro

Problemi me borxhet e larta të spitaleve në të gjithë shtetin qëndron në atë që me vite të tëra nuk është ndryshuar lista e shërbimeve që i ofrojnë, të cilën e krijon Fondi shëndetësor. Ministri i shëndetësisë Arben Taravari thotë se zgjidhja e vetme për t’u zgjidhur problemi financiar është që të fshihen borxhet dhe […] The post Çmime të reja në spitale! Taravari kërkon zgjidhje për borxhin prej rreth 75 milionë euro appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 16, 2025 - 23:00
 0  7
Çmime të reja në spitale! Taravari kërkon zgjidhje për borxhin prej rreth 75 milionë euro

Problemi me borxhet e larta të spitaleve në të gjithë shtetin qëndron në atë që me vite të tëra nuk është ndryshuar lista e shërbimeve që i ofrojnë, të cilën e krijon Fondi shëndetësor. Ministri i shëndetësisë Arben Taravari thotë se zgjidhja e vetme për t’u zgjidhur problemi financiar është që të fshihen borxhet dhe të bëhet rajonizim. Klinikat dhe spitalet vitin e kaluar kishin borxh prej mbi 75 milionë eurove.

Sa u përket punësimeve, Taravari paraprakisht konfirmoi se do të punësohen 300 specializantë dhe rreth 1200 personel i mesëm mjekësor.

Për gjendjen në shëndetësi reagoi LSDM-ja, duke thënë se shëndetësia është në kaos dhe në prag të kolapsit të plotë, se nuk ka as barna, as personel, as shërbime cilësore shëndetësore.

The post Çmime të reja në spitale! Taravari kërkon zgjidhje për borxhin prej rreth 75 milionë euro appeared first on InfoShqip.com.