Dafina dhe Kreshniku nisin pushimet e para me djalin e tyre

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po i shijon ditët e para të pushimeve me vogëlushin e saj. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshniku, janë bërë prindër disa muaj më parë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Daskan, shkruan “Kosovarja”. Për herë të parë si prindër, çifti kanë vendosur të […]

shtator 26, 2025 - 15:00
 0
Dafina dhe Kreshniku nisin pushimet e para me djalin e tyre

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po i shijon ditët e para të pushimeve me vogëlushin e saj.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshniku, janë bërë prindër disa muaj më parë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Daskan, shkruan “Kosovarja”.

Për herë të parë si prindër, çifti kanë vendosur të kalojnë disa ditë larg zhurmës dhe angazhimeve të përditshme, duke iu përkushtuar njëri-tjetrit dhe familjes së tyre të re.

Dafina ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku shfaqet Kreshniku teksa e mbanë djalin, duke e shoqëruar me mbishkrimin prekës “Djemtë e mi”.