Durmishi me foto e përgënjeshtron Bajram Rexhepin: Qyteti mezi merrte frymë nga plehrat në kohën e BDI-së

Ministri i Ekonomisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it për Tetovë, Besar Durmishi, e ka demantuar me fotografi Bajram Rexhepin, në lidhje me situatën me mbeturinat në Tetovë. Në fotografitë që i ka publikuar Durmishi shihet në çfarë gjendje të rëndë ka qenë Tetova, në udhëheqësinë e BDI-së. “Kështu e katandisën Tetovën këta që […]

shtator 26, 2025 - 15:30
 0
Durmishi me foto e përgënjeshtron Bajram Rexhepin: Qyteti mezi merrte frymë nga plehrat në kohën e BDI-së

Ministri i Ekonomisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it për Tetovë, Besar Durmishi, e ka demantuar me fotografi Bajram Rexhepin, në lidhje me situatën me mbeturinat në Tetovë.

Në fotografitë që i ka publikuar Durmishi shihet në çfarë gjendje të rëndë ka qenë Tetova, në udhëheqësinë e BDI-së.

“Kështu e katandisën Tetovën këta që sot bëhen ‘merak’. Qyteti mezi merrte frymë nga plehrat”, shkroi Durmishi në reagimin e tij.