“Dalim jashtë dhe…”, Gjesti dhe Egli po planifikojnë të lënë shtëpinë e BBVA sonte?
Egli dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Disa prej banorëve mendojnë se ata madje kanë krijuar një lidhje dhe të tjerë i besojnë kur ata thonë se nuk ka më shumë se shoqëri mes tyre. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Gjesti e pyet Eglin që ‘a […]


Egli dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Disa prej banorëve mendojnë se ata madje kanë krijuar një lidhje dhe të tjerë i besojnë kur ata thonë se nuk ka më shumë se shoqëri mes tyre.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Gjesti e pyet Eglin që ‘a do me dalë jashtë me mbretin’ dhe ajo i përgjigjet ‘po’.
Por më pas Egli i kthehet: “Ti do dalësh nga shtëpia kur të marrësh atë çekun” dhe Gjesti pastaj me shaka ia kthen: “Njerëz nxirreni jashtë këtë far çike, se është duke dashur me më luajtur nga mendja”.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: O Egli, hajde të martën me dalë jashtë me mbretin. A do me dalë jashtë me kingun?
Egli: Po dua
Gjesti: Ë?
Egli: Po
Gjesti: Dalim jashtë
Egli: Jo ti nuk je duke dalë
Gjesti: Po dal jashtë edhe unë
Egli: Ti je duke dalë jashtë vetëm kur të marrësh atë çekun, atë herë do të dalësh
Gjesti: Po dalim jashtë
Egli: T’a marrësh atë çekun
Gjesti: Njerëz nxirreni jashtë këtë far çike, se është duke dashur me më luajtur nga mendja.