Danella Arsovska godet: Nuk guxoni t’i prekni “patriotët” – heshtje për Visar Ganiun
Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj qeverisë dhe institucioneve që, sipas saj, po heshtin përballë skandaleve kriminale të rënda që lidhen me zyrtarë The post Danella Arsovska godet: Nuk guxoni t’i prekni “patriotët” – heshtje për Visar Ganiun appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj qeverisë dhe institucioneve që, sipas saj, po heshtin përballë skandaleve kriminale të rënda që lidhen me zyrtarë të lartë shqiptarë. Në një reagim të drejtpërdrejtë, Arsovska ironizon përpjekjet për të shpërqendruar opinionin publik me “temën bullgare”, duke kujtuar dështimin e ngjashëm të ish-kryeministrit Zoran Zaev.
“Nuk na doli ajo që komandanti paskësh rrahur dikë – tani kërkoni ndihmë nga bullgarët për të zhvendosur vëmendjen?” shkruan ajo.
Ajo akuzon qeverinë se po mbron figura të përfshira në krime të rënda financiare.
“Qindra milionë euro janë përfshirë në falsifikime dhe pastrim parash nga Visar Ganiu, por nuk guxoni t’i thoni asnjë fjalë. Patriotë me porosi!”, thotë ajo me një dozë të fortë sarkazmi.
Arsovska, që kohët e fundit është pozicionuar si kritike e ashpër ndaj strukturave të pushtetit, kërkon që qytetarët ta lexojnë qartë lojën politike që po luhet dhe të mos bien pre e “trukeve të vjetra me Bullgarinë”.
“Nuk ju mbrojnë më as flamujt, as patriotizmi fals. Le të lexojë e të gjykojë vetë Maqedonia”, përmbyll ajo. Flaka
The post Danella Arsovska godet: Nuk guxoni t’i prekni “patriotët” – heshtje për Visar Ganiun appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
