DASH pezullon vizat e shtetasve afganë, ndalon të gjitha vendimet për azil

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar pezullimin e vizave për të gjithë ata që udhëtojnë me pasaporta afgane, pasi Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan, u identifikua si autori i dyshuar i një sulmi që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare dhe plagosi një tjetër pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, […]

Nëntor 29, 2025 - 22:30
 0
DASH pezullon vizat e shtetasve afganë, ndalon të gjitha vendimet për azil

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar pezullimin e vizave për të gjithë ata që udhëtojnë me pasaporta afgane, pasi Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan, u identifikua si autori i dyshuar i një sulmi që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare dhe plagosi një tjetër pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-të “nuk kanë përparësi më të lartë sesa mbrojtja e kombit dhe popullit, ndërsa shkroi në X se Departamenti po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe publike të SHBA-së.

Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS) thanë se kanë ndaluar të gjitha vendimet për azil.

“USCIS ka ndaluar të gjitha vendimet për azil derisa të sigurohemi që çdo i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet në shkallën maksimale të mundshme. Siguria e popullit amerikan është gjithmonë e para”, shkroi drejtori i agjencisë, Joseph Edlow, në X.