Daut Haradinaj: Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projekte të nisura nga BDI

Zyrtari  i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, për vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, duke e akuzuar se po merret me projekte të nisura nga qeveritë e kaluara, ndërsa, sipas tij, ka lënë...

gusht 27, 2026 - 15:00
Daut Haradinaj: Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projekte të nisura nga BDI

Zyrtari  i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, për vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, duke e akuzuar se po merret me projekte të nisura nga qeveritë e kaluara, ndërsa, sipas tij, ka lënë pas dore projektet në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se sot është dashur të përurohen autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë–Gjakovë, për të cilat pretendon se kanë nisur shtatë vjet më parë.

“Në vend që sot të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, që kanë filluar që 7 vjet, ai me kabinetin e tij shkojnë në Maqedoni për t’u mburrur me projektet e nisura sa ishte BDI në pushtet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i është drejtuar Kurtit me tone të ashpra, duke i kërkuar që të fokusohet në përfundimin e projekteve në Kosovë.

“Hajde o zotni, e kryej punët e shtëpisë, se e more në qafë këtë vend”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka rikujtuar edhe premtimin e Kurtit se autostrada e Gjilanit do të përfundonte në vitin 2023.

“Ke premtuar që autostrada e Gjilanit kryhet në vitin 2023”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Haradinaj ka bërë edhe pretendime për shpenzimet e qeverisë, duke thënë se janë shpenzuar rreth 25 miliardë euro pa u ndërtuar, sipas tij, “një metër autostradë”.

Ai ka ironizuar edhe një moment të mëhershëm të Kurtit gjatë një inaugurimi, duke thënë:

“Ajo lopatë me zhavor i kushtoi Kosovës 3 milionë tonë qymyr, dhuratë nga ti.” Gazeta Flaka

The post Daut Haradinaj: Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projekte të nisura nga BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.