Debat i ashpër mes Albatros Rexhajt dhe Milaim Zekës në studion e “Politiko” – Ndërhyhet me ndaljen e mikrofonëve
Një debat i tensionuar ka eskaluar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Politiko”, ku të ftuar ishin edhe Albatros Rexhaj dhe Milaim Zeka. Përplasja verbale mes tyre u ashpërsua në atë masë sa moderatori i emisionit, Kushtrim Sadiku u detyrua të ndërhyjnë duke ua ndalur mikrofonët, në përpjekje për të rikthyer qetësinë dhe vazhdimin


Një debat i tensionuar ka eskaluar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Politiko”, ku të ftuar ishin edhe Albatros Rexhaj dhe Milaim Zeka.
Përplasja verbale mes tyre u ashpërsua në atë masë sa moderatori i emisionit, Kushtrim Sadiku u detyrua të ndërhyjnë duke ua ndalur mikrofonët, në përpjekje për të rikthyer qetësinë dhe vazhdimin normal të debatit.
Megjithatë, as kjo masë nuk rezultoi e mjaftueshme për të ulur tensionet, pasi të dy vazhduan përplasjet edhe pas ndërhyrjes teknike, duke e bërë të vështirë zhvillimin e një debati të rregullt dhe konstruktiv në studio.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
