Deklaratë e nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin e sistemit energjetik

Operatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar Deklaratë të përbashkët që mundëson hapjen e rrugës për integrim më të fuqishëm të sistemit energjetik në Evropën Juglindore, transmeton Portalb.mk. “Rezultatet kryesore të deklaratës përfshijnë: Forcimin e sigurisë energjetike dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike; Vendosjen e kornizave të reja ligjore për koordinim rajonal pa […]

dhjetor 6, 2024 - 21:00
 0  5
Deklaratë e nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin e sistemit energjetik
Ballkani Perëndimor. Foto: Arman Fazlic në Canva

Operatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar Deklaratë të përbashkët që mundëson hapjen e rrugës për integrim më të fuqishëm të sistemit energjetik në Evropën Juglindore, transmeton Portalb.mk.

“Rezultatet kryesore të deklaratës përfshijnë: Forcimin e sigurisë energjetike dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike; Vendosjen e kornizave të reja ligjore për koordinim rajonal pa pengesa; Sigurimin e alokimit efektiv të kapaciteteve, menaxhimin e mbingarkesave dhe ndarjen e të ardhurave”, njoftojnë nga Shoqata Aksionare MEPSO.

Kjo u vlerësua si një hap historik rreth koordinimit rajonal të Operatorëve të sistemit të transmisionit nga Komuniteti Energjetik i Ballkanit Perëndimor, ndërsa u mbështet nga Operatorët e Sistemit të Transmisionit të BE-së.

“Kjo marrëveshje krijon një mundësi për bashkim të përshpejtuar të tregjeve në Evropën Juglindore. Një bashkim i tillë i tregjeve është një nga parakushtet kryesore që duhet të plotësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për të marrë një përjashtim nga Taksa e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit të Bashkimit Evropian”, deklarojnë nga MEPSO.
Deklarata u mbështet nga operatorët Maqedonisë së Veriut, Bosnjës, Shqipërisë, Serbisë dhe Mali të Zi, duke u ftuar edhe operatori i Kosovës.

“Kjo deklaratë e përbashkët mundëson një rrugë reale dhe të përbashkët për të ardhmen e Europës Juglindore në kuadër të sistemit energjetik evropian”, deklarojnë nga MEPSO.
Përmes kësaj deklarate planifikohen zgjidhje më të mira të mundshme në kohë reale nga të gjitha vendet e rajonit.

“Deklarata hap mundësinë e organizimit teknik dhe tregtar në fusha për operimin e koordinuar të sistemit të energjisë elektrike, si dhe tregtimin dhe ankandimin e energjisë elektrike, duke lidhur OST-të nga Ballkani Perëndimor me zonat tashmë të organizuara të Europës Qendrore dhe Juglindore”, deklaroi MEPSO.